BallinaAktualitetTjetër goditje/“Babë e bir nxjerrin bllof Ramën”, i ati me letra e...

Tjetër goditje/“Babë e bir nxjerrin bllof Ramën”, i ati me letra e djali në protestë tek Teatri

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka përdorur emin e regjisorit Luarasi ku ky I fundit ka qënë pro shembjes së Teatrti Kombëtar. Por duket se kësaj radhë, njëjsoj si me Raimonda Bulkun, kryeministri ka dal bllof. Në një nga librat e tij regjisori shprehet kundër Teatrit ndërkohë që i biri Eldon Luarasi është një nga qëndrestarët i cili e ka gdhirë shpesh në sheshin e Teatrti Kombëtar në shenjë proteste.

Një pjesë nga “ Pse po e vrisni Teatrin Kombëtar’ nga libri “ Kujtesa që nuk fle” e profesor Mihal Luarasit:

Pas një heshtjeje disavjeçare, rifilloi nga puna mekanizmi okult që synon likuidimin e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë me qëllimin e mbrapshtë, akaparimin e atyre 11 a 12 mijë metrave katrorë që përbëjnë truallin e tij të patjetërsueshëm.
Në ndërkohën e heshtjes, kur njerëzit e Teatrit prisnin hapa konstruktivë për nxjerrjen e këtij institucioni nga kriza e gjatë, ku e futi dhjetëvjeçari i tranzicionit të pafrytshëm, Ministria e Kulturës përgatitej për të kundërtën, duke përpunuar të ashtuquajturit “ akte nënligjore” në zbatim të ligjit nr.8578.dt.10.02.2002. Ligj i kontestuar fuqishëm nga njerëzit e këtij arti.
Të njohësh gabimet e tua është një tregues kulture dhe emancipimi. Aq më tepër është i çmuar ky virtut për institucionet e një vendi demokratik, siç synon të bëhet vendi ynë.
Në morinë e ligjeve të vlefshme që miraton një parlament, mund të qëllojë që kalon edhe një ligj i gabuar. Por, çfarë bëhet?! Çfarë duhet bërë në këto raste?
Mos ndoshta për të mbrojtur “ nderin” dhe “ autoritetin” e ligjvënësit duhet të ngulet këmbë në zbatimin e një ligji të gabuar?!
A ka të drejtë një institucion i shtetit, cilido qoftë ai, të dëmtojë atë sferë të shoqërisë, mbi të cilën ai ligj i keq do të zbatohet?!
Arsyeja e shëndoshë thotë: Jo!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular