BallinaBotaKathimerini: Greqia ka kushte për Shqipërinë, por nuk do bllokimin e anëtarësimit...

Kathimerini: Greqia ka kushte për Shqipërinë, por nuk do bllokimin e anëtarësimit në BE

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet që ta konsiderojnë Greqinë si një pengesë, në qëllimin e tyre për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Gazeta greke “Kathimerini” referuar një burimi të afërt me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, shkroi se pavarësisht se nuk do të ketë veto për dy shtetet fqinje, Athina do të vendosë disa kushte.
“Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj”, u shpreh burimi. Në muajin tetor, Këshilli Evropian do të vendosë nëse do të hapë negociatat me dy shtetet ballkanike.

Athina kërkon nga Shqipëria mbrojtje më të mirë të të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare. Ndërsa nga Shkupi do të kërkojë zbatim të rreptë të Marrëveshjes së Prespës

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular