BallinaShow BizzVrasje e tmerrshme, modelja e re gjendet e zhveshur në arkivol me...

Vrasje e tmerrshme, modelja e re gjendet e zhveshur në arkivol me fytin e prerë

Manekinia e bukur Ekaterina K është gjetur e vdekur në banesën e saj. Vdekja e saj ka shokuar fansat e saj të shumtë, të cilët jo rrallë herë për shkak të bukurisë së saj, e kanë krahasuar me aktoren e famshme Audrey Hepburn, transmeton Zeri.info.

Trupi i saj i zhveshur ishte gjetur brenda një arkivoli, derisa fyti i saj ishte prerë me thikë, ndërsa në trup kishte edhe plagë tjera me thikë. Vrasja ka shokuar edhe policinë, të cilët kanë konfirmuar se rusja e re është vrarë, por ende nuk dihet se kush është autori. Përndryshe, kjo bukuroshe ka marrë pjesë edhe në garën për “Miss Rusia”, ndërsa përveç punës si manekine, ajo ishte e përkushtuar edhe në punën në studio dhe në spital.

Siç ka shkruar ‘Daily Mail’, bukuroshja 24-vjeçe ka studiuar dermatologjinë dhe edukimin seksual në universitetin prestigjioz mjekësor ‘Pirogov’. Se diçka nuk ishte në rregull, e kishin kuptuar prindërit e saj, pasi Ekatarina me ditë të tëra nuk ishte përgjigjur në thirrjet e tyre në telefon.

Ata kishin alarmuar qiradhënësin e saj, i cili menjëherë kishte shkuar në banesën e saj, ku ka gjetur trupin e saj të vdekur. Se cila është arsyeje e këtij krimi, tani për tani nuk dihet, por policia dyshon se kjo lidhet me jetën e saj të dashurisë. Është e njohur se kohë më parë i kishte dhënë fund lidhjes me një 32-vjeçar dhe kishte filluar romancën e re me një 52-vjeçar, me të cilin planifikon të zhvendosej në Holandë. Policia po hulumton nëse xhelozia është motivi i vrasjes./ZERI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular