Një skandal i vërtetë ka ndodhur me lirimin e të dënuarit Lulzim Caka, i njohur ndryshe edhe si ‘tmerri i Beratit’, i dënuar për krime të shumta të bëra gjatë viteve 1997-98 në zonën e Beratit.
Drejtori i burgut të Kosovës në Lushnje bashkë me kartelistin e këtij institucioni janë vënë në pranga.
Ndërsa Lulzim Caka është shpallur në kërkim nga policia, me qëllim rikthimin e tij në burg.
Drejtori i burgut të Lushnjes i arrestuar mëngjesin e sotëm është Judmir Shurdhi.
Emri i tij nuk është i panjohur.
Ai është një rilindas i devotshëm dhe për këtë arsye është shpërblyer duke u emëruar edhe si drejtor i burgut të Kosovës në Lushnje.
Judmir Shurdhi është një biznesmen nga Lushnja dhe ka në pronësi një bar-restorant.
Shurdhi ka qenë këshilltar i Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Lushnjes në 2015-ën.
Ai ka fituar disa tendera për shërbime ushqimi në institucione.
Ai ka mbajtur edhe pozicionin e drejtorit në Bashkinë e Lushnjës dhe është koordinator elektoral për Partinë Socialiste në qytet.