BallinaKronikeAltin Dumani kalon vettingun merr frenat e SPAK? Fjalët e Jacobs

Altin Dumani kalon vettingun merr frenat e SPAK? Fjalët e Jacobs

Konfirmohet në detyrë drejtuesi i Apelit të Krimeve të Rënda, Altin Dumani.

Vendimi është marrë sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Dumani që doli i pastër nga vettingu është njëherësh kandidat për SPAK.

Dumani ka kaluar me sukses të treja shtyllat e vettingut, si pasurinë, figurën morale dhe aftësinë profesionale. Pikërisht tek kjo e fundit, KLP-ja e ka renditur të parin më të mirë, pra kryeson listën e 15 kandidatëve të SPAK.

Dumani rezulton në këto kushte të jetë kandidati më potencial për të marrë drejtimin e SPAK.

Madje një ditë më parë, teksa rivlerësohej nga KPK-ja, Theo Jacobs, vëzhguesi ndërkombëtar që konsiderohet si “i tmerrshmi” apo si “pedant” në punën e tij për pastrimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri nuk i ka bërë asnjë pyetje.

Kujtojmë që përplasjet e këtij të fundit me gjyqtarë e prokurorë gjatë seancave dëgjimore shpesh kanë bërë lajm në median shqiptare, por për Dumanin, Jacobs ka deklaruar se “ishte dita e tij me fat”.

Dhe kështu ka ndodhur, sot ai është konfirmuar në detyrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular