BallinaKryesoreVideo/Basha-Ramës: Hesht për bankomatin privat Dako, mashtron për aferën 200 milionëshe te...

Video/Basha-Ramës: Hesht për bankomatin privat Dako, mashtron për aferën 200 milionëshe te Teatri

Pas reagimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, vjen edhe përgjigja e kreut të opozitës Lulzim Basha. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Basha kujton se, për shpalljen non-grata nga SHBA të Vangjush Dakos, të cilin e quan “bankomati i tij privat”, Rama nuk tha asnjë fjalë, por vazhdon të mashtrojë për aferën 200 milionëshe te Teatri.

“Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për Aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Shikoni më poshtë si mashtron hajduti psiqik për Teatrin”, shkruan Basha në video-mesazhin e tij.

Përmbatja me tekst e videos së publikuar nga Lulzim Basha:

‘Edi Rama dhe Erion Veliaj po shembin Teatrin Kombëtar për të grabitur 8467 m2 pronë publike dhe për të ngritur kulla mbi 20 kate. Nëpërmjet “Fusha shpk”, Edi Rama dhe Erion Veliaj fitojnë jo më pak se 200 milionë euro nga grabitja e pronës publike me ligj korruptiv. Me ligjin Antimafia PD do të sekuestrojë çdo cm2 pronë publike të grabitur. Nëse shembet Teatri, me ligj do tu vendosë minat kullave korruptive të korrupsionit!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular