BallinaKronikeDurrës/50 mijë € gjobë biznesmenit, si u kap krimineli i rrezikshëm

Durrës/50 mijë € gjobë biznesmenit, si u kap krimineli i rrezikshëm

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen për gjobëvënie. Uniformat blu raportojnë se shtetasit e arrestuar, njëri prej të cilëve ishte me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve, i kishin vënë gjobë 50 mijë euro një biznesmeni.

Të arrestuarit janë Lulzim Zalla, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve, dhe Egi Shullazi, të cilëve policia iu ka sekuestruar edhe shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga biznesmeni N. L.

Ndërkohë, më vonë në pranga ka rënë dhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi Klodjan Istrefi.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Gjobëvënësit”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin ndaj Personit e Pasurisë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Në pranga 3 shtetas për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit. Sekuestrohet një sasi eurosh, e paguar si kësti i radhës nga biznesmeni.

Pas një hetimi me metoda speciale, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Gjobëvënësit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-L. Z., 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit.
-E. Sh., 26 vjeç, banues në Krujë.
-K. E., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri – tjetrin me anë të kanosjes dhe dhunës, kanë shtrënguar për dhënien e një pasurie prej 50 000 eurosh, shtetasin N. L., banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në momentin e ndërhyrjes, Policia u sekuestroi dy shtetasve të lartpërmendur shumën 5000 euro, të cilën e kishin vënë si këst të radhës për t’u paguar nga shtetasi N. L. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 3 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular