Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me godinën e Teatrit Kombëtar, duke cituar aktorin Artan Imami, vjen kundërpërgjigja nga kryeopozitari Lulzim Basha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se puna e Teatrit ishte thjesht lojë. Basha e cilëson Ramën ‘hajduti psiqik’, që sipas tij nuk e zë gjumi për 6 kullat 200 milionë euro.

“Puna e Teatrit ishte loooja!
Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!
Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës”, thuhet në reagimin e Bashës, duke e ilustruar mesazhin edhe me një video.

Rama citon Artan Imamin: Teatër i ri