BallinaAktualitetSërish panik në Korçë, regjistrohen tre lëkundje tërmeti

Sërish panik në Korçë, regjistrohen tre lëkundje tërmeti

S’ka paqe për Korçën. Tre lëkundje të reja tërmeti janë regjistruar mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar sërish panik tek banorët.

Lëkundjet e sotme nuk kanë qenë aq të forta sa tërmetet e djeshme, ku më e forta ka qenë me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në juglindje të Dardhës, në orën 16:21.

Sipas EMSC, njëri prej tërmeteve të rëna sot ishte me magnitudë 2.7 dhe u ndje në orën 04:09 të mëngjesit, tjetri me magnitudë 2.1 dhe u ndje në orën 04:59 të mëngjesit, 2 km në jug të Korëës, ndërsa në orën 05:20 të mëngjesit është ndjerë një tjetër lëkundje me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter.

foto galeri

Kujtojmë se prej 1 qershorit, qarku i Korçës u godit nga tërmete të njëpasnjëshme, ku lëkundjet e forta shkaktuan dëme të konsiderueshëm materiale, ndërsa dhjetëra persona mbetën pa shtëpi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular