BallinaAktualitetDenoncimi/Avionët e drogës "kapen" edhe në Kukës (Video)

Denoncimi/Avionët e drogës “kapen” edhe në Kukës (Video)

Pas denoncimit të djeshëm nga qytetarët në adresë të ish-kryeministrit, Sali Berisha, për shfaqjen e avionëve transportues të drogës në zonën e bregdetit në Kavajë, edhe ditën e sotme është “dokumentuar” një rast tjetër. Këtë herë avionë-kaçatorë që transportojnë kanabis dhe për të cilët qytetarët kanë realizuar edhe filmime, janë indentifikuar në zonën e Kukësit.

“Narkoflota ajrore e narkoshtetit po ben fluturime te suksesshme edhe ne Kukes. Prodhimi i mallit shume i mire..Urdheri i Edvin Mafise te korret dhe eksportohet sa me shpejte! Shikoni videon e qytetarit dixhital”, përcjell këtë denoncim të rëndë ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në FB, shoqëruar edhe më një video ku duken avionët transportues.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular