BallinaOP EDKOSOVA NUK ËSHTË PARAJSË E BANUAR NGA DREQNIT, POR VEND I DEMOKRACISË...

KOSOVA NUK ËSHTË PARAJSË E BANUAR NGA DREQNIT, POR VEND I DEMOKRACISË SË GARANTUAR ME VOTËN E LIRË

Nga Gëzim MUÇOLLI

Të shtunën me 3 gusht 2019, në Prishtinë do të mbahet Kuvendi i LDK-së , partisë më të vjetër politike të fundshekullit të kaluar. Momenti aktual në Kosovë është shumë i rëndësishëm pikërisht për shkak të interesimit të madh jo vetëm nga baza partiake, militantët e interesave të shumta, ish-anëtarëve të partisë të larguar me kohë apo të mbetur në margjina të aktiviteteve politike të pakënaqura me udhëheqësinë e deritanishme. Ngjarjet e bujshme të këtyre dy-tri ditëve, para kuvendit zgjedhor po përcillen me interes dhe kujdes të veçantë nga një pjesë e madhe e mërgimtarëve, sidomos duke pasur parasysh lidhjet e vjetra emocionale të përkatësisë politike të dikurshme dhe ndjenjën e identitetit primordial politik në vitet e rezistencës aktive politike të prirë nga lideri i pamohueshëm historik i asaj kohe, Ibrahim Rugova. Lojaliteti i dikurshëm dhe participimi i vullnetshëm i shumicës së mërgimtarëve me kontribute financiare, për ta ngritur atëherë Ldk-në, demokracinë dhe shpresën për çlirimin e Kosovës, bënë që përveq shpresës se kjo parti do të zgjedhë kryetarin dhe kryesinë duke u bërë shembull i demokracisë së vërtetë deri te dëshira për rikthimin me shumicë të antarësisë së dëshpëruar e të larguar qe shumë vite nga partia. Dukej se zhvillimet po shkonin mirë derisa nuk doli idea-propozimi rreth zgjidhjes pa zgjedhje. Të vendoset paraprakisht për kryetarin e partisë para se të mbahet kuvendi zgjedhor i të shtunës. Termi i ashtuquajtur “kandidat konsensual” sado që duket se do të ishte zgjedhja më pacifiste e një kuvendi ku ka shumë dëshira edhe vullnete për protagonizëm definitiv, nga ana e disa brezave të shtresimeve politike të definuara në linjë kronologjike. Ky lloj kandidati-kryeministri si zgjidhje më jo-korrekte që ndërpret ciklin e demokracisë, në vend se të duket si zgjidhja më e mirë del si mundësia më e keqe e ndërpritjes së vullnetit dhe eliminimit të rastit historik që kjo parti të zgjohet nga situata e tanishme e reagimit pasiv ndaj rrethanave të pavolitshme shoqërore, politike, strategjike dhe historike për Republikën e Kosovës në këto javë kur trysnia e Gjyqit të detyrueshëm të Hagës dhe propaganda e tmerrshme e Serbisë kundër sovranitetit të Kosovës duke arritur numrin14 në tërheqjen e njohjeve të shtetësisë nga shtete të ndryshme, kanë shtërnguar keq pozitën e vendit tonë para institucioneve internacionale europjane dhe botërore. Sipas të gjitha rrëfimeve duke u nisur nga portalet deri te kryetarët e degëve më të mëdha të Ldk-së, kandidati konsensual për kryetar të partisë do të jetë vetë kryetari i deritanishëm z. Isa Mustafa. Duke u nisur nga fakte të pamohueshme siq janë gjendja shëndetësore e tij, pastaj humbja e disa zgjedhjeve pikërisht nga ky kryetar, del se kjo ide e koncenzusit nuk mund të kuptohet ndryshe pos si pranimi dhe zgjedhja e të keqes më të vogël, apo oportunizëm i paparë me elemente të antipolitikës. Duket sikur brenda Ldk-së po mbretëron një frikë se nuk mund të ketë zgjidhje që mund ti kënaqë të gjithë e sidomos baronët e partisë të cilët i kanë konsoliduar pozitat e tyre drejtuese nëpër komunat e tyre. Meqenëse siq po duket, nuk u arrit që të ndahen pozitat udhëheqëse dhe si rrjedhojë humbja e rolit primar brenda këshillit ushëheqës do të kishte si pasojë proporcionalisht edhe humbjen e identitetit dhe të imunitetit që ia jep liderizmi lokal apo qendror në parti, çka bënë ata emrat kaq të lakuar këtyre ditëve të para zgjedhjeve? Vendosën ta mbyllin procesin demokratik duke propozuar bunkerizimin e partisë me ruajtjen e status quo-së. Duket se propozim roli i Kandidatit konsensual, doli pikërisht nga shqetësimi që solli te disa rikthimi i fuqishëm i kandidatit më serioz dhe më të pranueshëm nga shumica e njerëzve që vërtetë duan rikthimin e shkëlqimit të Ldk-së e ai është ish kryetari i Ldk.-së dhe ish presidenti i Republikës së Kosovës, profesor Fatmir Sejdiu. Akademikut Isa Mustafa, fitorja e profesorit Sejdiu nuk do ti prishte shumë punë, sepse do ti sillte të mira partisë dhje shooqërisë së lodhur kosovare. Mirëpo mund të ketë të tjerë që e kanë frikë Fatmir Sejdiun pikërisht pse ai është luftëtar i dëshmuar e io pathyeshëm në mbrojtjen e ligjeve, ekonomisë, sovranitetit dhe pavarsisë së Republikës së Kosovës. Fatmir Sejdiu nuk i parapëlqen klanet e as bunkerizimin, por është njeri mendjendritur dhe i shtigjeve të hapura të përfaqësimit gjithëpërfshirës. Mençurija, përgatitja akademike, përfaqësimi dinjitoz, përvoja institucionale, niveli i gatishmërisë vepruese, filozofia jetësore, militantizmi i gjatë patriotik ilegal dhe legal në vitet e shkollimit, koha e ngritjes së shtetformimit të Kosovës me angazhim prej burrështeti të dëshmuar, si dhe ballafaqimi i tij në radhë të parë në protestat kundër Serbisë pas masakrave në Drenicë në mars të vitit 1998, janë vlerat e paqes e të luftës të bashkëpuntorit më të ngushtë dhe pasuesit direkt të presidentit t

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular