BallinaKryesoreMukja e shekullit te 21-të

Mukja e shekullit te 21-të

Nga Shpëtim Axhami

Mukje e shekullit XXI-të, por pa tradheti dhe me aktore te tjere, per te bere Shqiperine ndryshe. Sot mbushen 76 vjet nga marrveshja e Mukjes, marrveshje e cila, po te mos ishte tradhetuar nga PK me nderhyrje te PKJ dhe direkt te Vukmanoviç Tempos, Shqiperia mund te ishte ndryshe, pa kalvarin 50 vjeçar diktatorial komunist. Pasojat e komunizmit, menyra e ardhjes se demokracise pas viteve ‘90, jane bere shkak i ketij trazicioni te gjate, shkak i krizave te njepasnjeshme politike dhe institucionale, e per pasoje i nje nivelit te ulet ekonomik per shoqerine tone. Pas 76-vitesh, Shqiperia ka nevoje per nje Mukje te dyte, te pa tradhetuar, ku te gjithe palet, per fat te keq, disa prej tyre edhe pse shkaktare te ketyre krizave, te ulen dhe ne baze parimesh kombetare, paraprakisht te dakortesojne per nje fund tranzicioni me kriza te njepasnjeshme, ku shpeshhere keto kriza kane qene te parapregatitura me qellime te caktuara. Keto parime te pranuara nga te gjitha palet, pasi te marrin forme ligjore do te kthehen ne detyrim zbatues, pavaresisht se kush mund te qeverise neser. Ndryshimet kushtetuese dhe miratimi bashkarisht i paketes ligjore “fund tranzicioni zgjedhje te lira” patjeter, duhet te behen nen drejtimin e nje qeverie tranzitore duke krijuar mundesine e zhvillimi te zgjedhjeve demokratike te parakahshme, e kjo per rrjedhoje do te sillte zgjidhje e krizes aktuale, kthimin e shpreses, ngritjen e nivelit ekonomik dhe rritjen e nivelit te sherbimeve ne arsim, shendetesi e kudo. Pa vendosjen e kesaj pakete ligjore, nen drejtimin e nje qeverie tranzitore, nuk mund te kete zgjidhje krize sado, sido dhe kurdo qe te kemi nje date zgjedhje. Nje marrveshje, mes atyre qe per 30 vjet, vetem kriza kane sjelle do te isht thjeshte momentale, klienteliste dhe do te e linte situaten politike dhe ekonomoke ne ngerç dhe ne kriza te vazhdueshme. Prandaj duhet nje Mukje e dyte, e pa tradhetuar, mes gjithe aktoreve politik dhe me gjere. Ne te kundert pasojat do te ishin te medha, por amë, aktore te zgjidhjes se krizes do te jene te tjere, me forma te tjera kunder kesaj klase politike aktuale, kjo ndoshta fatmirsisht. Respekt per ato qe adhuronin Mukjen dhe turp per ato qe e tradhetuan ate per pushtetin e tyre.

Shpetim Axhami. Kryetar i PLL. Tirane 2 Gusht 2019.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular