BallinaAktualitetPD letër Prokurorisë: Verifikoni figurën e Valdrin Pjetrit

PD letër Prokurorisë: Verifikoni figurën e Valdrin Pjetrit

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme përmes së cilës i kërkon të verifikojë pastërtinë e figurës së Valdrin Pjetrit, kandidat i PS në Shkodër për 30 qershorin. Në kërkesën, e cila mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi thuhet se ka indicie dhe dëshmi publike se Valdrin Pjetri nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.

foto galeri

foto galeri

“Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”-thuhet në shkresën që PD i ka dërguar Prokurorisë së Përgjithshme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular