BallinaEkonomiTjetër koncesion nga Rilindja, hapet procedura për portin turistik “Marina Limion” në...

Tjetër koncesion nga Rilindja, hapet procedura për portin turistik “Marina Limion” në Sarandë

Një tjetër koncesion është shfaqur në horizont këtë fillim gushti. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur procedurën e garës për porin “Marina Limoni” në  Sarandë që sipas dokumenteve do të ketë një kohëzgjatje 35 vjeçare. “Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të implementojë projektin për dhënien me koncesion/partneritet publik privat të portit turistik dhe të shërbimeve “Marina Limion”, propozim i kërkuar.

Përzgjedhja e Ofertuesit Fitues do të bëhet në bazë të një procedure konkurruese (procedurë e hapur) sipas kritereve kualifikuese dhe vlerësuese të specifikuara në këtë dokument. Kohëzgjatja e kontratës koncesionare/PPP do të jetë 35(tridhjetë e pesë) vjet nga hyrja në fuqi e saj” thuhet në dokument.

Sipas sqarimit që jep ministria terreni në të cilin ndodhet trualli ka një pjerrësi të orientuar nga jugu e cila korrespondon me pamjen nga deti, me një diferencë kuote rreth 58 m. Toka ne te cilen do te operohet, eshte prej afro 6,000m², e lokalizuar shume pranë vijës bregdetare.

Lidhur me kriteret që do të merren parasysh gjatë garës në dokumente sqarohet se kushtet teknike do të vlerësohen me 35 pikë maksimalisht, kriteri plani i mirëmbajtjes 15 pikë, tarifa konceisonare 15 pikë, kapaciteti financiar 15 pikë, ndikimi social dhe mjedisor 10 pikë, koha e ndërtimit 10 pikë.

Projekti i protit duhet të përfshirë investime të rëndësishme që lidhen me akosotimin e jahteve, sheshe vendqëndrimi për to jashtë sezonit, dushe, tualete, rrymë elektrike, pikë të furnizimit me karburant.

Operatoret e interesuar mund te shprehin interes deri ne 30 gusht date kur mbetet e hapur gara për dorëzimin e ofertave.

Vitin e shkuar me njw procedure standarde konkurrimi vendosi tw kalonte tek njw kompani private menaxhimin e portit te Limionit kundrejt një plani investimesh 25 milione euro.

Qëllimi i kontratës përfshinte ngritjen e një kantieri me kushte ndërtimore-teknologjike bashkëkohore, përmirësimin e infrastrukturës së portit, shërbim mirëmbajtjeje, dekonstruksion të mjeteve detare lundruese, me qëllim rritjen e standardeve të cilësisë së shërbimeve dhe mirëmbajtjen e mjeteve lundruese. Monitor

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular