BallinaKronikeSulm me armë në një lokal në Vlorë, plagosen pronari me djalin...

Sulm me armë në një lokal në Vlorë, plagosen pronari me djalin dhe nipin

Tre persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:30 në një lokal te kabinat e Plazhit të Vjetër.

Të plagosurit janë Arben Brahimaj 40 vjeç, pronar i lokalit dhe një tjetër biznesi në qendër të qytetit, djali i tij 18 vjeçar Brikelo Brahimaj dhe nipi Olsi Beqiri.

Plagë më të rënda ka marrë Arben Brahimaj, me disa plumba në krahëror. Ai ndodhet në sallën e operacionit në spitalin e Vlorës. Ndërsa i biri dhe nipi janë qëlluar në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se sulmi me armë është kryer nga dy persona, të cilët i identifikon si E.XH e Sh.L. Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me mjetin e tyre drejt Pyllit të Sodës.

“Në momentin e konfliktit të tre personat, babai, i biri dhe nipi kanë qenë në lokal duke pirë kafe. Atentatorët kanë zgjedhur dhe momentin e duhur kur në zonë nuk ka pasur shumë njerëz” raporton gazetari Edi Ruçi.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të tyre. Në ndihmë të saj kanë shkuar dhe Delta Forcë e FNSH e Fierit.Paraprakisht sipas bluve ngjarja ka ndodhur për motive banale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

Policia kontrolle në banesën e pronarit të plagosur

Policia e Vlorës së bashku me grupin hetimor kanë shkuar dhe po kryejnë kontrolle në shtëpine e shtetasit Arben Brahimaj, i cili ka mbetur i plagosur.

Precedentët
Në nëntor të vitit 2018, Brikelo Brahimaj, u përfshi në një mkonflikt me një të ri dhe u qëllua me armë zjarri në këmbë prej tij. Dy muaj më vonë, në janar 2019, policia arrestoi autorin e plagosjes Ergest Beqiraj.

Po në janar, në derën e lokalit në pronësi të Arben Brahimaj u gjetën 200 gramë tritol i lidhur me fitil, por nuk ishte ndezur.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular