BallinaAktualitetSulmet në SHBA me 30 të vdekur, Sali Berisha: Akte barbarie

Sulmet në SHBA me 30 të vdekur, Sali Berisha: Akte barbarie

Pas sulmeve tronditëse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku të paktën 30 persona gjetën vdekjen, ka pasur një sërë reagimesh edhe nga politika shqiptare, e cila ka dënuar këtë akt të rëndë duke treguar solidaritet me qytetarët amerikanë.

Ish-kryeministri  Sali Berisha me një shënim në “Facebook”, dy sulmet në SHBA që lanë pas 30 të vdekur dhe disa të plagosur i ka cilësuar si “akte barbare”.  Duke shprehur solidaritet me popullin amerikan, Berisha thotë se personat përgjegjës ndaj këtij krimi çnjerëzor duhet të marrin  sa më parë dënimin e merituar.

“Dy akte barbarie! Miq, dje ne Teksas dhe ne Ohio persona te armatosur ne nje akt barbarie ekzekutuan me bresherite e armeve te tyre perkatesisht 20 dhe 10 qytetare dhe plagosen me dhjetra te tjere.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte mizore qe moren jeten tridhjete qytetareve te pafajshem dhe plagosen dhjetra e dhjetra te tjere, shpreh solidaritetin tim me familjet e viktimave, autoritetet dhe kombin amerikan, uroj sherim te plote te plagosurve dhe ndeshkimin me te rrepte ndaj autoreve dhe te gjithe atyre qe jane te implikuar ne keto akte horror kunder njerezve te pafajshem! Sb”-thuhet në mesazhin e Berishës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular