BallinaBotaTjetër masakër në SHBA, 9 të vdekur në Dayton, vritet një autor

Tjetër masakër në SHBA, 9 të vdekur në Dayton, vritet një autor

Tjetër sulm me armë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Dayton në Ohio, me të paktën 9 të vdekur.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale në pak orë nga sulmi me armë në El Paso, Texas, policia ka ndërhyrë, pas sinjaleve nga banorët se në Dayton kishte pasur një shkëmbim zjarri në orët e para të mëngjesit.

Policia është në kërkim të një personi i cili sipas dëshmitarëve është larguar me një jeep të errët.

Sipas raportimeve të Dayton Daily News thuhet se gjatë shkëmbimit të zjarrit një autor është vrarë.

Sipas mediave lokale, personeli mjekësor ka ndërhyrë në vend ku thuhet se ka persona në gjendje kritike dhe të plagosur rëndë që janë dërguar në spitalet e Grandvieë dhe Kettering.

Zona ku u zhvilluar ngjarja është East 5th Street në distriktin e Oregon, në perëndim të qendrës së Dayton. Është zona e mbushur me pub-e, restorante dhe lokale nate.

epa07755328 Police stand at attention during an active shooter at a Walmart in El Paso, Texas, USA, 03 August 2019. Multiple shooters and injured are reported. EPA/IVAN PIERRE AGUIRRE

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular