BallinaAktualitetNë monitorim 160 ndërtues, 20 më të mëdhenjtë në hetim nga financat...

Në monitorim 160 ndërtues, 20 më të mëdhenjtë në hetim nga financat dhe krimi ekonomik

I përfolur si një nga sektorët kryesor të pastrimit të parave, ndërtimi tashmë do të kalojë në sitën e krimit ekonomik. Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se masa është pjesë e planit operacional kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.

“Në fushën e ndërtimit, nga sot ka nisur monitorimi i 160 subjekteve që kanë rezultuar me rënie në xhiro, janë përcaktuar gjithashtu 20 subjekte të mëdha në këtë fushë të cilat do të analizohen së bashku me specialistët nga Drejtoria e Krimit Ekonomik. Ndërkohë që vetëm për muajin korrik 2019 janë referuar në Prokurori, 10 subjekte me shkelje”, u shpreh Denaj.

Një tjetër sektor që do te jetë në fokusin e kontrollit të tatimeve janë dhe karburantet. Shefja e financave u tregua e prerë, duke paralajmëruar shoqëritë e tregtimit të karburanteve që të veprojnë konform ligjit, në të kundërtën do të përballen me masa të ashpra.

“Janë 1200 subjekte ose 350 pika që do të plumçosen. Ne e dimë që mund të ketë dhe tentativa për të hequr plumçen, por ata që do e bëjnë do përballen me masa edhe më të rënda”, tha Denaj.

Gjatë muajit të kaluar fokusi i aksionit kundër informalitetit ishte sektori i turizmit, ku u kontrolluan 2 mijë subjekte dhe u gjetën me shkelje rreth 40 për qind e tyre. Ministrja e Financave paralajmëroi se qeveria do të ndryshojë ligjin e procedurave për të ashpërsuar gjobat, ndaj subjekteve që kapen në shkelje të përsëritur.

Veç ndërtimit, karburanteve dhe turizmit kontrollet fiskale do të prekin edhe shoqëritë e tregtimit të cigareve, një tjetër mall i ndjeshëm me risk të lartë kontrabande.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular