BallinaProfilVideo/Mjekësia popullore, pasioni i 70-vjeçarit Demokrat Keli

Video/Mjekësia popullore, pasioni i 70-vjeçarit Demokrat Keli

Demokrat Keli njeh pothuajse çdo pëllëmbë tokë në pyjet rreth Beratit.  70 vjeçari është mjek popullor dhe del të mbledhë bimët medicinale që i duhen. Ai thotë se bimët i mbledh vetë në malin e Shpiragut dhe Tomorrit

Demokrati  e di se kur është koha e duhur për t’i mbledhur pa dëmtuar natyrën dhe di anët e mira dhe të këqija në përdorimin e secilës prej tyre.

Papunësia në fillimet e tranzicionit e nxiti Demokratin të kthente në biznes traditën familjare të qetësimit të dhimbjeve me çaj bimor. Sot i tregton këto bimë me licencë në një kënd në shëtitoren e Beratit.

Mjeku popullor thotë se i pëlqente pylli që i vogël dhe se këtë biznes nuk e bën për të fituar para, por për të ndihmuar njerëzit

“Natyra shëron,- thotë Demokrati,- por mjeku kuron”, ndaj derisa të ketë jetë ai do ta përdorë pasionin e tij për të qetësuar vuajtjet e njerëzve.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular