BallinaKronikeDETAJET-EMRI/ Vritet me 3 plumba në kokë 47-vjeçari, kush është viktima me...

DETAJET-EMRI/ Vritet me 3 plumba në kokë 47-vjeçari, kush është viktima me 2 emra

Një tjetër krimi i rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Vlorën. Një 50-vjeçar është vrarë me 3 plumba dhe më pas është lënë i braktisur në rrugë, pranë shkollës ‘Hajredin Beqari’ në Selenicë. Spitali i Vlorës ka bërë të ditur Lazer Tozaj alias Nikola Ikonomi, 47 vjeç nga Selenica ka ndërruar jetë rrugës

Policia raporton se viktima është qëlluar me armë tip pistoletë dhe po transportohej në spital me makinë private.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia thanë se viktima kishte dy emra. Në gjendjen civile ai e kishte ndërruar emrin, ndërsa në fshat njihej me emër tjetër.

I vrarë me 3 plumba pranë shtëpisë së tij, ka mbetur 47-vjeçari Laver Tozaj.

Por sipas policisë, ky person kishte dy emra. Në gjendjen civile ai ishte i regjistruar si Nikolla Ikonomi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Resulaj të Selenicës, ndërsa 47-vjeçari është ekzekutuar me tre plumba në pragun e shtëpisë së tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular