BallinaAktualitetPresidenca i përgjigjet të çmendurës E: Pas doganave, kërkon t’i nxjerrë dritat...

Presidenca i përgjigjet të çmendurës E: Pas doganave, kërkon t’i nxjerrë dritat e kuqe dhe ekonomisë

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi nuk ka vonuar të reagojë ndaj sarkazmës së Ministres së Shtetit Elisa Spiropali, e cila ka sulmuar Presidentin e Republikës për mosdekretimin e disa ligjeve, përfshirë ndryshimet në Kodin Penal.

Teksa Spiropali i drejtohet kreut të shtetit si “baba Xhikja”,  zëdhëngësi i Presidentit, Blushi, nuk është kursyer ndaj saj:

“Asnjë habi që në kulmin e vapës, Rilindja ndërsen gjithmonë të çmendurën E, – shkruan Blushi në Fb. – E çmendura E., foli sot për shumë gjëra, por në asnjë rresht për thelbin e problemit: nenet e dyshimta klienteliste 17 dhe 18 të ligjit famoz të PPP-ve, që në muajt e verës u krijojnë hapësirë pakicës që nuk do rotacion, të sulet drejt pronave publike për të zhvatur ç’të mundë deri në vjeshtë

Dhimbje për të çmendurën E., cila pasi nxorri me këpucë të kuqe doganat, nuk i bën përshtypje t’i nxjerrë dritat e kuqe të gjithë ekonomisë kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve ndërkombëtare.”

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular