BallinaAktualitetVIDEO/Basha nxjerr listën e zezë: Ja 9 kryebashkiakët e rinj të Ramës,...

VIDEO/Basha nxjerr listën e zezë: Ja 9 kryebashkiakët e rinj të Ramës, pjesë e krimit

Nuk po ndalet kreu i PD-së, Lulzim Bashan, në këto ditë të nxehta gushti duke vazhduar turin nëpër Shqipëri dhe denoncuar me fakte kapjen e shtetit, nga klani klepto-kriminal i Edi Ramës.

Së fundmi ditën e sotme, Basha, denoncon me emra nëntë kryebashkiakët socialistë, të cilët sipas tij janë me precedentë penalë dhe të lidhur me krimin. I pari në këtë listë sipas  liderit të opozitës është Valdrin Pjetrin, i zgjedhur në votimet e 30 qershorit kryebashkiak në Shkodër. Pastaj vijnë me radhë, Pjerin Ndreu kryebashkiak i Lezhës, Artur Bushi në Krujë, Dionis Imerajn në Dibër, Valbona Sako, kryebashkiake e Dibrës (dy të fundit të dalë në përgjimet e Dibrës), Tërmet Peçi në Tepelenë, Klement Ndoni në Këlcyrë, Agim Kajmaku në Vorë si dhe Rakip Suli i cili u betua sot në Kamëz.

“Rama, rrezik per sigurine e familjeve”. Basha permend 9 kryebashkiake te Rames: Perfaqesues te trafiqeve te droges, kriminele, hajdute te zgjedhjeve dhe pasurive te shqiptareve. “Per te larguar krimin, duhet te largojme Ramen.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.

Shikoni pseudobashkiakët e rinj: Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij su trafikant droge dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak, trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën!

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular