BallinaIntervistaAnëtari i Këshillit Bashkiak në New York, Mark Gjonaj per VOA: Ajo...

Anëtari i Këshillit Bashkiak në New York, Mark Gjonaj per VOA: Ajo që po ndodh në Shqipëri është shqetësuese

Anëtari i këshillit bashkiak në New York, Mark Gjonaj në një intervistë për “Zëri i Amerikës” komentoi rolin e Diasporës dhe rëndësisë që po i jepet asaj në drejtimin e Shqipërisë.

Gjonaj u shpreh se trazirat politike në Shqipëri janë shqetësuese për shumë shqiptarë nëpër botë, ndërsa theksoi se Diaspora nuk është përqafuar nga udhëheqësit politikë shqiptarë.

Gjonaj: Ajo që po ndodh në Shqipëri, trazirat politike janë padyshim shqetësuese për shumë shqiptarë në të gjithë botën, pa folur pastaj për shqiptarët e amerikës. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar, por kemi nevojë për një marrëdhënie me Shqipërinë, që qeveria, partitë, udhëheqësit politikë ta përqafojnë Disaporën si një pasuri. Ashtu siç është në të vërtetë.Pasuria më e madhe për Shqipërinë, padyshim shqiptarët, më shumë kur keni më shumë mundësi nëse keni jashtme sesa brenda kufijve. Kjo është një pasuri e prekshme, por ne nuk shohim vëmendje prej tyre. 

Gazetari: Si planifikoni ju ta luani këtë rol të ri?

Gjonaj: Nuk është një rol i ri. Diaspora nuk mund ta vëzhgojë këtë si spektatore, sikur të ishte një ndeshje futbolli. Ne duhet të jemi të angazhuar dhe të marrim pjesë në formësimin e drejtimit ku shkon vendi. Për hir të popullit dhe vendit tonë ne gjithmonë kemi qenë një partner i gatshëm, por thjeshtë duhet të përqafohemi si partner i vërtetë. Ka disa hapa që qeveria mund të ndërmarrë për të forcuar urën që ekziston aktualisht midis vendeve tona në mënyrë që të luajnë një rol më të mirë. Ne kemi arritur aq shumë gjatë viteve të fundit dhe kur shohim krizën me të cilën përballet aktualisht Shqipëria kjo nuk ngjan aspak mirë në sytë e bashkësisë ndërkombëtare dhe as të shqiptarëve kudo në botë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular