BallinaAktualitetEdhe Italia në alarm nga i nxehti, mediat paralajmërojnë: Rajonet që rrezikohen...

Edhe Italia në alarm nga i nxehti, mediat paralajmërojnë: Rajonet që rrezikohen nga sot deri të mërkurën

Masat shumë të nxehta ajrore nga shkretëtira Algjeriane po kalojnë Mesdheun për të mbërritur në Itali, për një fundjave përvëluese që do të kulmojë të hënën.

Ky është alarmi që kanë ngritur edhe mediat italiane, duke paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes sepse temperaturat që pritet të arrijnë deri në 40 gradë, do të vijojnë deri në mesin e javës që po vjen.

Masat ajrore me origjinë afrikane do të sjellin temperatura shumë gradë mbi mesataret gjatë kësaj fundjave dhe pjesërisht edhe në pjesën e dytë të muajit gusht, veçanërisht në Jug të Italisë.

Të dielën, masat e nxehta ajrore do të godasin Italinë qendrore me temperatura deri në 39 ° C në Toscana, Umbria, Emilia Romagna, 40 ° C në Tavoliere.

Të hënën që do të jetë dita kulminante, dita më e nxehtë për rajonet qendrore-jugore me temperatura deri në 40 ° C do të ketë në Sardenjë, Toskan, Umbria, në brendësi Lazio, Puglia dhe Basilicata./Burimi: Ansa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular