BallinaKronikeSherr në familje, burri plagos djalin e ish-gruan, e pëson dhe daja

Sherr në familje, burri plagos djalin e ish-gruan, e pëson dhe daja

Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë në kohë një sherr në një familje, që mund të kishte pasoja tragjike. Uniformat blu kanë arrestuar një 50-vjeçar, i cili ka goditur me sende të forta ish-gruan dhe djalin e tij.

Raportohet se gjatë sherrit është dëmtuar edhe vetë 50-vjeçari N. J., si dhe daja i djalit, i cili ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin.

Njoftimi i policisë:

Policia e Elbasanit parandalon përshkallëzimin e një konflikti me pasoja në familje.
Godet me sende të forta ish-bashkëshorten dhe djalin, vihet në pranga nga Policia 50- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit për një konfliktit në familje, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:N. J., 50 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike duke goditur me sende të forta ish bashkëshorten dhe djalin por gjatë konfliktit është dëmtuar edhe vetë shtetasi N.J., si dhe daja i djalit pasi ka ndërhyrë për të qetësuar konfliktin, të katër shtetasit kanë marrë dëmtime trupore dhe ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular