BallinaSportLiverpool e Chelsea, sot synojnë trofeun e parë sezonal

Liverpool e Chelsea, sot synojnë trofeun e parë sezonal

Liverpooli do të përballet të mërkurën me Chelsean në ndeshjen e Superkupës së Evropës, ndërsa skuadrat angleze po synojnë të nisin stinorin me trofe të fituar.

Është hera e parë që dy skuadra angleze do të përballen në një ndeshje të Superkupës së UEFA-s, ndonëse është hera e pestë në gjashtë stinorë që dy rivalë nga i njëjti shtet përballen në këtë ndeshje, transmeton Koha Ditore.

Liverpooli si fitues i Ligës së Kampionëve vlerësohet favorit përballë Chelesat, fitues i Ligës së Evropës.

Derisa Liverpooli ka mbajtur skuadrën që e kishte stinorin e kaluar, Chelsea ka humbur lojtarin kryesor Eden Hazard, që është transferuar te Real Madridi.

Po ashtu Chelesa e pati të pamundur për të transferuar lojtarë të rinj pas ndalesës së FIFA-s për të transferuar lojtarë të rinj në dy afate kalimtare, për shkak të thyerjes së rregullave të transferimit të lojtarëve të mitur.

Ndeshja të mërkurën do të luhet në stadiumin “Vodafone” të Beshkiktashit në Stamboll…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular