BallinaAktualitetVjedhje identiteti, trafikantët shqiptarë shfrytëzojnë dokumentat e të huajve për të hyrë...

Vjedhje identiteti, trafikantët shqiptarë shfrytëzojnë dokumentat e të huajve për të hyrë në Angli

Nga Andrea Galli, Corriere della Sera.

Brexit apo jo, në pritje të zgjedhjes përfundimtare të Britanës së Madhe që do të revolucionarizojë edhe modalitetet e hyrjes të të huajve, narkotrafikantët i kanë nisur më herët lëvizjet e tyre.

Sidomos ata shqiptarë, rritja e të cilëve në kapacitetin e manaxhimit të krimit është e dukshme, jo më me fjalë analizash, por nga arrestimet e kryera nga forcat e rendit.

Në ditët e fundit, në aeroportin e Tiranës, policia ka ndaluar 10 persona, shqiptarë e turq, të cilët kishin një biletë udhëtimi për në Itali, në aeroportin Malpensa apo Orio al Serio, për të vazhduar më pas drejt Londrës, ku tregu i kokainës, heroinës e marijuanës po pasuron një brez shqiptarësh.

Ndarja e udhëtimit në dy pjesë korrespondon me bindjen për të përfituar në këtë periudhë nga mbipopullimi i Malpensës e Orio al Serios si pasojë e mbylljes së aeroportit tjetër të Milanos, Linate, shoqëruar edhe me fluksin e madh të zakonshëm të gushtit.

Në planet e 19 të ndaluarve, kalimi përmes Lombardisë synonte anashkalimin e kontrolleve dhe destinacioni final do të ishte më afër. Ata ishin në zotërim të dokumentave italianë (karta identiteti) që nuk ishin falsë por të vërtetë, me përjashtim të fotografive që korrespondonin pasagjerëve. Dokumentet ishin siguruar përmes vjedhjeve në zyrat e gjendjes civile apo çantave.

Pa dijeninë e tyre, një numër italianësh kishin prerë biletën e fluturimit drejt Anglisë. Aksioni i kryer shënon një pikë të madhe në favor të sistemit të sigurisë të qeverisë shqiptare, e cila është kritikuar ashpër kohët e fundit që nuk e lufton trafikun e drogës, aq sa vëzhguesit e huaj e kanë quajtur një narkoshtet. Sigurisht që para këtij operacioni mund të ketë pasur shumë që kanë kaluar e mbërritur në Angli.

Por të paktën nuk do ta provojnë më, jo nëpërmjet kësaj rruge.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular