BallinaAktualitetBasha: Në shtator protesta, laku në qafën e Ramës po ngushtohet

Basha: Në shtator protesta, laku në qafën e Ramës po ngushtohet

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë të ditur se në shtator do të nisin protestat popullore. Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, Basha tha se kryeministrit Rama po i ngushtohet laku, ndërsa paralajmëroi se koha për të dhënë llogari po afron.

Lulzim Basha: Laku po ngushtohet e po shtrëngohet në qafën e despotit të inkriminuar dhe hajdutit psikik Edi Rama. Koha për të dhënë llogari finale para popullit po afron. Unë kam kënaqësinë dhe nderin që para nisjes së shtatorit të protestave popullore dhe të dialogut kombëtar dhe të platformës kombëtare për Shqipërinë si gjithë Evropa që këtë ta nisim me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme me banorët e unazës së re. Ky është angazhimi ynë, e zezë mbi të bardhë, jo fjalë në erë për të vendosur drejtësinë dhe për të vendosur padrejtësinë para ligjit, që në momentin e parë kur shqiptarët të na besojnë me votën e tyre të lirë përgjegjësinë e drejtimit të Shqipërisë drejt vlerave, standardeve dhe parimeve evropiane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular