BallinaKryesoreGripi i derrave rrezikon njerëzit? Shefja e Infektivit: Nuk mund të transmetohet,...

Gripi i derrave rrezikon njerëzit? Shefja e Infektivit: Nuk mund të transmetohet, ku ndryshon nga virusi AH1N1

Gripi i derrave, që ka prekur mijëra krerë në disa vende të Europës e së fundmi edhe të rajonit, nuk mund të transmetohet te njeriu e për pasojë nuk përbën rrezik nga pikëpamja shëndetësore. Shpjegimi vjen nga shefja e Shërbimit Infektiv pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Najada Çomo, e cila në një prononcim për TV SCAN thotë se deri më tani nuk ka patur asnjë rast të prekur nga kjo sëmundje.

Çomo sqaron se gripi i derrave s’ka asnjë lidhje me virusin AH1N1, që prek njerëzit e që ndryshe njihet si gripi i derrit.

Epidemia e gripit të derrit ka prekur disa vende të Europës, ndërkohë që vrasja e kafshëve të prekura nga ky virus është e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e infeksionit. Kjo pasi, për këtë sëmundje nuk ekziston ende një vaksinë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular