BallinaKronikeI zhdukur prej 8 ditësh/ Gjendet i vdekur 31-vjeçari në Tiranë

I zhdukur prej 8 ditësh/ Gjendet i vdekur 31-vjeçari në Tiranë

Shërbimet e Komisariatit numër 1 në Tiranë kanë deklaruar se kanë gjetur pa shenja jete një 31-vjeçar, te Liqeni i Thatë në kryeqytet.

Shtetasi i gjendur i pajetë është me inicialet G.S dhe ishte shpallur në kërkim policor prej 8 ditësh.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja të dhunës. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por ndërkohë hetimet vazhdojnë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e “Ullishtes”, nëafërsi të Liqenit të Thatë, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1,  është gjetur i pajetë shtetasi  G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ky shtetas ishte  shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular