BallinaKronikeI vodhën çantën turistit gjerman, kapen dy durrsakët në Sarandë

I vodhën çantën turistit gjerman, kapen dy durrsakët në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, me banim në Durrës, pasi akuzohen për vjedhje. Sipas uniformave blu, të arrestuarit i kanë vjedhur çantën me sende të ndryshme një turisti gjerman. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr.2 të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë:
Policia ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit G.Th., 42 vjeç dhe E.F., të dy me banim në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme në lagjen nr.2 Sarandë në rrugë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një çantë me sende të ndryshme në pronësi të shtetasit Q.I., banues në Gjermani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular