BallinaAktualitetVIDEO/Merr flakë autobusi i tifozëve, Partizanit i prishet festa

VIDEO/Merr flakë autobusi i tifozëve, Partizanit i prishet festa

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas fitores së Partizanit në Superkupën shqiptare kundër Kukësit.  Autobusi i tifozëve të ekipit kryeqytetas ka marrë flakë, në dalje të tunelit të Elbasanit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 11:00, ku mësohet se në autobus kishte edhe 30 pasagjerë.

Paraprakisht raportohet se shkak është bërë një defekt teknik në autobusin që po vinte nga Elbasani drejt Tiranës me targa AA 739 GM.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ka vënë në kontroll flakët e zjarrit, por automjeti është shkrumbuar totalisht.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular