BallinaKryesoreEMRI/Shqiptarja histori suksesi, në krye të një universiteti në Holandë, ja çfarë...

EMRI/Shqiptarja histori suksesi, në krye të një universiteti në Holandë, ja çfarë synon

Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve janë integruar plotësisht në vendet europiane. Ata kanë fituar me përpjekje meritat duke u bërë pjesë e kulturës së vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Një rast i tillë është ai i shqiptares, Sabina Gjocaj. Ajo në muajin korrik të këtij viti është zgjedhur zyrtarisht ambasadore e Univeristetit të Groningenit, në Holandë. Gjocaj do ta përfaqësojë këtë universitet ndërkombëtarisht, i cili njëherësh bën pjesë në top 100 universitetet më të mira në botë.

Ajo është shprehur e nderuar dhe privilegjuar që është zgjedhur në mesin e studentëve që do ta përfaqësonte universitetin. Sabina aktualisht është në përfundim të studimeve në Programin LLM në Ligjin Global Penal, në këtë universitet.

Pa dyshim që Gjocaj është një shembull i mirë për të gjithë të rinjtë shqiptarë, se me punë dhe përkushtim mund të arrihet gjithçka edhe jashtë kufijve shqiptarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular