BallinaAktualitetGert Bogdani paralajmëron skandale të reja: Kush qëndron në krye të listës

Gert Bogdani paralajmëron skandale të reja: Kush qëndron në krye të listës

“Një parti e vetme në zgjedhje mund të bëjë ç’të dojë. Kemi një kryeministër që po e orienton vendin drejt një regjimi të ngjashëm me komunizmin. Është një turp dhe skandal i radhës i kësaj qeveria mashtrimi që bëri kandidati i Shkodrës në formularin e dekreminalizimit”. Kështu u shpreh Sekretari për Marrëdhëniet më Jashtë në PD, Gerti Bogdani në studion e lajmve të Fax News.

Ai paralajmëroi se ka emra të tjerë nga politika në listën e personave me të shkuar kriminale kun ë krye të saj sipas tij, është kryebashkiakuiI ri i Lezhës, Pjerin Ndreu.

“Ka dhe të tjerë në listën e personave me të shkruar kriminale, natyrisht në krye të saj është Pjerin Ndreu por ka edhe të tjerë. Shtatori, me zullumet e kësaj qeverie do të jetë vijim I frontit kundër tij dhe qeverisjes së tij. Ka shumë persona që protestojnë edhe në heshtje kundër kësaj keqqeverisjeje.

Ndërsa për dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta lidhur me zgjedhjet e 13 Tetorit, zyrtari I PD-së tha:

“Nuk është çështje dekreti. Çështja është tek ajo që e kemi thënë që në fillim, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të shkohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky kryeministër nuk mund të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo ka nisur dhe është bërë e qartë që në 2013 me zgjedhjet në Korçë ku në vend të Niko Peleshit u zgjodh Sotiraq Filo. 13 tetorit varet nëse Rama do të jetë kryeministër apo jo. Nëse ai vijon të jetë, nuk kanë asnjë lloj vlere, por nëse jo, natyrisht që do të ketë zgjedhje”.

Bogdani foli edhe për tragjedinë e ndodhur para pak ditësh në Tiranë ku humbën jetën 2 punëtorë, kur tha se po rikonstruktohet një pallat i ri dhe jo një që mund të jetë edhe më i amortizuar vetëm se jeton në të zv.kryeministri. Ai shtoi se kjo bëhet nga kryebashkiaku për të fituar palët si dhe firmat që kanë marrë përsipër rikonstruksioin.

Ish-deputeti demokrat foli edhe për punën e Prokurorisë së Përgjithshme ku tha se kemi një prokurore të përkohshme që është bërë Prokurore e Përhershme e Përgjithshme.

“Valdrin Pjetri nuk është thirrur ende nga Pokuroria, gjithashtu nuk është bërë sekuestrimi i pasurisë së tij dhe argumentimin se si është vënë ajo. Ne e kemi mbështeture procersin e vettingut, por nëse ai vijon të praktikohet me korrektesë. Por deri më sot ky proces është bërë keq, pasi janë përjashtuar gjyqtarë nga sistemi por nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre, por shpresoj që shqiptarët të vijë dita dhe të marrin një proces të mirë të drejtësisë. Duhet patjetër vetting edhe për politikanët”, tha Bogdani.

Vendimin për djegien e mandateve dhe mospjesmarrjen në zgjedhjet të opozitës e quan shumë të drejtë, duke argumentuar se nuk bëhet fjalë për pushtet, por për një klasë politike që të drejtojë saktë, dhe kjo bëhet sipas tij përmes një klase politike që del nga zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Bogdani komentoi edhe për qëndrimin e faktorit ndërkombëtar për situatën në vend, ku tha se raportet kanë qenë mjaft kritike, duke paralajmëruar se e shohin Shqipërinë si një dele të zezë të Europës që eksporton azilkërkues dhe drogë. “Fjalët dhe komentet e tyre janë negative, por shpresoj se qytetarët shqiptarë të dalin në mbështetje të opozitës. Besoj se në Tetor do të ketë një përgjigje negative me gjithë zullumin ku e ka zhytur vendin kjo qeveri. Pavarësisht se flet shpesh gjuhën e Europës, nuk vepron me standartet e Europës se po të ishte kështu, nuk do të kishte vrasjen e dy punëtorëve për ti bërë qokë zv.kryeministrit, nuk do të kishte vjedhje galopante në rrugën Milot-Balldrë, nuk do të kishte vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular