BallinaKryesorePeter Zingraf, kush është ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë

Peter Zingraf, kush është ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë

Gjermani Peter Zingraf merr detyrën e ambasadorit në Tiranë në një moment delikat për vendin. Në tetor do të merret vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, dhe Gjermania luan një rol thelbësor në këtë proces.

Nga ana tjetër, situata e brendshme politike është totalisht e paqartë, sidomos sa i përket zgjedhjeve lokale.

Por cili është diplomati i ri që Berlini zyrtar dërgon në Shqipëri?

Ambasadori i ri gjerman ka studiuar romanistikë (histori letërsie frënge dhe italiane) në Aachen, Poitiers-Francë dhe Firence-Itali.

Ai ka punuar si bashkëpunëtor shkencor në universitetet e Aachen dhe Freiburg im Breisgau.

Ai është i martuar dhe ka dy vajza.

Sa i përket karrierës së tij diplomatike, ajo ka nisur në vitin 1993 kur është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm.

Kjo është CV-ja e tij:

–1994 Nëpunës i deleguar pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, Romë

– 1995 Ministria e Jashtme Federale, Bonn, Departamenti Politik

– 1996 Ambasada e Varshavës, Poloni

– 1999 Ministria e Jashtme  Federale, Berlin, Departamenti i Kulturës

– 2002 Ambasada e Daressalam-it, Tanzani

– 2005 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

– 2010 Ambasada e Dublinit, Irlandë

– 2013 Zyra e Presidentit Federal, Departamenti i Politikës së Jashtme

– 2016 Ministria e Jashtme Federale, Departamenti Qendror

– Gusht 2019 Ambasada Gjermane në Tiranë, Shqipëri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular