BallinaKryesoreRreshqitja në diktaturen e kriminelëve e oligarkëve, goditje më fatale per të...

Rreshqitja në diktaturen e kriminelëve e oligarkëve, goditje më fatale per të ardhmen e Shqipërisë

Nga Naim Hasani

Të dashur bashkatdhetarë,

Ishte nder dhe kenaqesi të isha dje mes protestuesve në mbrojtje te demokracise ne Shkodër dhe mbare Shqipërinë.

Rreshqitja në diktaturen e kriminelëve trafikantë e oligarkë eshte goditje më fatale qe i behet të ardhmes se Shqipërisë dhe egzistences se kombit shqiptar. Nese nuk reagojne të gjithë shqiptarët sot, neser e gjithë Shkodra e mbare Shqiperia ka shume mundesi të jenë vetem diasporë.

Atdhetar dhe flamurtar behesh në atdheun tend dhe atdheun qe të jep gjithçka kur je i detyruar te largohesh nga vendi ku ke lindur Por kurre nuk mund te harrosh rrenjet e tua.

Te luftosh me mjete demokratike për egzistencen dhe zhvillimin demokratik të vendit tend eshte detyrim patriotik kudo qe të jesh. Çdo iluzion, indiference apo tentative për tju larguar problemit egzistencial te demokracise shqiptare eshte fatale për të ardhmen e kombit shqiptar.

Në Shtator Partia Demokratike fillon fushaten e saj të gjere vendimtare dhe bindese me platformen e saj qeverisese “Shqiperia si Europa”!! Ftoj shqiptarët patriotë të larguar ne Britani, Europe, SHBA e gjithë boten të kontribuojne me idete dhe aftesite e tyre profesionale për nje alternative qeverisese si kurre më parë në Shqiperi, ku krimi dhe kriminelet të mos kene asnje mundesi dhe lidhje me politiken dhe organet ligjzbatuese.

Të rrish indifferent sot, duke thene të gjithë jane të njejte, eshte sherbimi më katastrofik qe i behet Shqipërisë dhe të ardhmes se kombit tone.

Zgjedhjet e lira dhe demokratike jane e vetmja alternative per të mos lejuar instalimin e diktatures ne Shqiperi. Ftoj cdo shqiptar të ndershëm qe kurre të mos lejoje veten apo familjarët e tije të shesin voten dhe dinjitetin e tyre.

Kjo sjell vetem skllaverim, varferi dhe shfarosje në themele te parimeve Demokratike, qytetare dhe atdhetare dhe enderres se kahershme, “E duam Shqiperine si gjithë Europa”.

#ShqiperiaNgrihet
Naim Hasani
kryetar i PD dega Britani e Madhe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular