BallinaKryesoreCaktohet data/Ja kur nis viti i ri shkollor dhe dokumentat që duhen...

Caktohet data/Ja kur nis viti i ri shkollor dhe dokumentat që duhen për klasën e parë

Regjistrimi përfundimtar për klasat e para do të nis më 2 shtator. Për të kryer regjistrimin  në shkollat përkatëse prindërit duhet të bëjnë gati disa dokumente.

Duhet certifikatë personale për këtë asiston shkolla. Vërtetim i okulistit dhe vërtetim i ndjekjes së parashkollorit nëse e ka ndjekur një të tillë. Lista emërore që vjen gjithmonë dhe është në bashkëpunim i pushtetit vendor dhe MAS për nxënësit që janë të zonës, për ata që nuk janë të zonës duhet vërtetim nga njësia bashkiake”, tha Hajdaraj.

Aida Hajdaraj, Specialiste pranë DAR Tiranë, thotë se në të njëjtën kohë fillon edhe regjistrimi në arsimin e mesëm.

Duhet dëftesa e arsimit bazë, formulari i kurrikulës me zgjedhje në momentin që nuk e kanë asistuar dhe certifikatë personale” u shpreh Hajdaraj.

Por çdo vit janë të shumta dhe të pashmangshme kërkesat e prindërve për ti regjistruar fëmijët në shkollat pranë qendrës, aty ku ata mendojnë se cilësia e mësimdhënies është më e lartë. Hajdaraj shpjegon se regjistrimi duhet të kryhet vetëm në institucionet arsimore pranë vendbanimit, shkruan Oraneës.

Viti shkollor 2019-2020 për sistemin arsimor bazë dhe atë të mesëm do të nis më 16 shtator.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular