BallinaAktualitetHoroskopi per diten e sotme, e enjte 22 gusht 2019

Horoskopi per diten e sotme, e enjte 22 gusht 2019

spot_img
spot_img

DASHI

Pavarësisht pompozitetit, ju nuk do të merrni aq vëmendje sa dëshironi sot. Mos e shtyni veten që të arrini dicka që nuk funksionon. Duke insistuar që të bëni dicka në mënyrën tuaj, do krijoni vetëm armiq. Një fjalim me kuptim dhe i qetë do ju bëjë që të jeni fitues sot.

DEMI

Ju keni disiplinë dhe përgjegjësi pune për të arritur cdo gjë që dëshironi. Mendja juaj duhet të jetë e qetë. Sensi juaj i kohës funksionon në favorin tuaj për t’ju ndihmuar që të bëni detyrat e kërkuara. Ju keni një dëshirë të madhe për punën, prandaj jeni të rrethuar nga sukseset.

BINJAKËT

Nëse përpiqeni të detyroni të tjerët të bëjnë atë që ju dëshironi, nuk është mënyra më e mirë për të fituar miq. Në fakt, është koha që të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja. Koha që shpenzoni duke u përpjekur për të kërkuar fat mund të kalohet më mirë duke bërë gjërat që doni të bëni. Jini mirëkuptues me objektivat e të tjerëve dhe do ia dilni.

GAFORRJA

Pikërisht atëherë kur ju mendoni se cdo gjë ka shkuar sipas planit, do ju shfaqet një pengesë tjetër. Si fillim, mund të mërziteni, por kjo gjë nuk do zgjidhë asgjë. Ju nuk mund të kontrolloni cdo gjë, prandaj ekzistojnë surprizat. Planifikoni atë që mundeni, por kuptoni që ka disa forca të tjera kundër fuqive tuaja. Kini kujdes!

LUANI

Zjarri brenda jush mund të jetë duke u djegur, por fatkeqësisht, kjo energji nuk duhet të shpenzohet në këtë mënyrë. Ka disa njerëz që ju duket se po ju shkatërrojnë paradën, por ata thjesht po bëjnë detyrën e tyre. Qetësohuni dhe kuptoni cfarë po ndodh rreth jush. Kjo nuk është dita më e mirë për të bërë ndyshime apo për të promovuar ide të reja.

VIRGJERESHA

Ju mund të kuptoni se njerëzit e tjerë do ju japin zgjidhje pyetjeve tuaja sot. Mos u ndjeni sikur duhet të nxirrni të gjitha konkluzionet vetëm sot. Punoni me njerëzit që duan të kontribuojnë me situatën që keni në dorë. Një punë e qetë, e disiplinuar është gjithcka ju duhet për të zgjidhur problemet.

PESHORJA

Duke u hedhur nga njëri vend në tjetrin, ju mund ta gjeni veten ‘askund’. Në vend që të shqyrtoni gjëra të ndryshme, do të bëni mirë nëse fokusoni energjinë tuaj në një vend. Filloni nga niveli i parë dhe punoni.

AKREPI

Bëni një plan në fillim të ditës për gjërat që doni të realizoni. Kjo është koha e duhur për të zgjidhur problemet që kanë disa ditë që mbeten në kokën tuaj. Jini të vetëdijshëm për faktin që ka disa limite në gjërat me të cilat po punoni. Vazhdoni në rrugën tuaj dhe mos u shpërqendroni nga njerëzit e tjerë.

SHIGJETARI

Ju duhet të përshtasni mënyrën e të menduarit në mënyrë që të keni energji për tu përballur me situatat rrethu jush. Ndërkohë që ndjeni dëshirë për të provuar dicka të re, ndoshta aktivitet aventuresk, ka një forcë të madhe që ju kërkon të bëni kujdes e të jeni të qëndrueshëm.

BRICJAPI

Natyra juaj e qëndrueshme do të vlerësohet sot. Një plan i mirëmenduar është ai që do të triumfojë. Ju e dini mënyrën e mirë për të vazhduar në këtë rrugë dhe gjithcka ju nevojitet është konfidenca për të ndjekur idetë tuaja. Cdo gjë e re që do të filloni do të jetë më e lehtë sot pasi mendja është në harmoni me zemrën.

UJORI

Ka mundësi që ndiheni të detyruar të bëni dicka jashtë dëshirës tuaj, e cila lidhet me familjen ose njerëzit e tu të dashur. Kaloje këtë kohë duke ndihmuar dikë që po përpiqet të njohë veten dhe qëllimin që ka në jetë. Shqetësimi juaj për të tjerët pasqyron një ndjenjë fisnike empatie, të cilën duhet ta zhvilloni më rregullisht.

PESHQIT

Mendja juaj është e qetë sot, por mund të jetë e vështirë të realizoni cdo gjë që mendoni. Një forcë e fortë duket se ju mban mbas. Megjithatë keni një ndjenjë disipline, prandaj merrni mundësinë që të bëni gjërat që ju kërkohen ose keni disa kohë që i mendoni.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular