BallinaShow BizzAngela Martini sjell librin e dytë, rrënqeth me historinë e nënës së...

Angela Martini sjell librin e dytë, rrënqeth me historinë e nënës së saj

Pasi hoqi dorë nga modelingu, Angela Martini është shkëputur nga bota e modelingut duke iu përkushtuar tërësisht librit të saj të dytë.

Modelja fillimisht tregoi se ky libër do kishte të bënte me marrëdhëniet njerëzore dhe ngjarjet e jetës së saj.

Angela do të përfshijë gjithashtu historinë e jetës së nënës së saj, e cila si një heroinë e vërtetë, ka arritur të triumfojë pavarësisht vështirësive të shumta.

Në një intervistë për “Viva Glamm Magazine”, Angela është shprehur për nënën e saj:

“Do ta thosha këtë për çdo femër: Thjesht imagjinoni një grua 47-vjeçare, që është beqare me 2 fëmijë, që jeton në varfëri në Shqipëri, pa shtëpi sepse e humbi atë. Ajo lufton me shumë probleme, ka të ardhura vetëm 60 dollarë në muaj dhe 2 martesa të dështuara.

Ajo bëhet një mësuese e respektuar e Universitetit në Cyrih të Zvicrës, gjen dashurinë e vërtetë të jetës, merr një pagë të madhe. Së fundmi, shpërblehet edhe me një çmim të UNESCO-s për një projekt humanitar për gratë.”- rrëfen modelja për të ëmën.

Gjithashtu, Angela zbuloi gjatë intervistës se libri i saj i ri do të publikohet në muajin tetor dhe është shprehur se të gjithë do të mund ta lexojnë për 5 orë, pasi është tepër tërheqës dhe i dedikohet gjinisë femërore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular