BallinaShow BizzZbulohet arsyeja e ndarjes së cifiti të njohur

Zbulohet arsyeja e ndarjes së cifiti të njohur

Katie Holmes dhe Jamie Foxx i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 6-vjeçare, disa muaj më parë. Ashtu si e filluan marrëdhënien, në heshtje dhe pa zhurmë mediatike, ashtu edhe i dhanë fund, transmeton class.

Ndryshe nga si e kishim menduar, ka qenë Katie ajo q i ka dhënë fund lidhjes duke qenë se i kishte ardhur në majë të hundës me stilin e jetesës së Jamie-t dhe me tendencën e tij për të dalë vazhdimisht me gra të tjera.

“Ai është i parespektueshëm dhe jetët e tyre ishin shumë ndryshe. Atij i pëlqente të frekuentonte vazhdimisht festa, ndërsa Katie është e fokusuar te rritja e së bijës, Suri dhe te puna”, -është shprehur një burim për Us Weekly.

Burime të tjera kanë treguar se ata nuk kanë pasur ndonjëherë një lidhje normale, por kanë qenë gjithmonë të pavarur, jetonin në qytete të ndryshme dhe nuk përziheshin në jetën e njëri-tjetrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular