BallinaBotaBritania e Madhe do të kthejë migrantët që hyjnë nga Franca

Britania e Madhe do të kthejë migrantët që hyjnë nga Franca

Britania e Madhe do të kthejnë migrantët, që në mënyrë të paligjshme, përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit nga Franca, tha të premten kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Ne do t’ju kthejmë përsëri”, tha Johnson, kur u pyet se cili ishte mesazhi i tij për migrantët e paligjshëm, pasi autoritetet zunë një varkë migrantësh në brigjet e jugut të Anglisë. “Mbretëria e Bashkuar nuk duhet të konsiderohet si një vend, ku ju mund të vini në mënyrë të paligjshme”, tha Johnson.

Rreth 65 persona që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe, në mënyrë të paligjshme, me anije të vogla, janë kthyer në vendet evropiane, tha ministria e Brendshme.

Gjatë këtij viti, më shumë se 950 njerëz, përfshirë të paktën 80 fëmijë, kanë kaluar kanalin që e lidhë Francën dhe Britaninë e Madhe, përmes anijeve të vogla. /Rel/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular