BallinaAktualitet”Dosja 184”, Kreshnik Çollaku: Zhvendosja e dosjes, formulë mafioze për varrosjen e...

”Dosja 184”, Kreshnik Çollaku: Zhvendosja e dosjes, formulë mafioze për varrosjen e hetimeve

”Dosja 184”, Çollaku: Zhvendosja e dosjes, formulë mafioze për varrosjen e hetimeve.

Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, thotë se zhvendosja e “Dosjes 184” nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës ”është një formulë e njohur mafioze”. Në një intervistë televizive, ai tha se po shkatërrohet dosja , ku akuzohet qeveria, policia, krimi si njw grup i strukturuar kriminal në shitblerjen e votave.

”Është një formulë e njohur. Mafia ka bërë zhvendosje dosjesh edhe në Itali. E njëjta gjë është me “Dosjen 184”, pasi me zhvendosjen e saj nga Krimet e Rënda në Dibër është treguar se ka implikim të drejtuesve të prokurorisë me aktivitetet mafioze. Mafia ka kapur prokurorinë ky është lajmi. Këto segmente duhet të hetohen për bashkëpunim me mafien. Ky është thelbi i krizës politike në vend. Qershia mbi tortë është implikimi i qartë i segmenteve të prokurorisë me aktivitet mafioz. Prokuroria është qartësisht një vegël në shërbim të kryeministrit dhe qeverisë. Zhvendosja e dosjes është akt në panik, pasi lë gjurmë publike. Po shkatërrohet një dosje e një dimensioni të madh, ku akuzohet për grup të strukturuar kriminal në shit-blerjen e votave. Akuzat e PD-së kanë qenë të sakta dhe të drejta. Janë provuar dhe do të vazhdojnë të provohen. Kanë treguar se kauza e PD-së është e drejtë, nuk është betejë për pushtetin politik por një mision për çlirimin e Shqipërisë nga mafia”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular