BallinaAktualitetKampi famëkeq i Tepelenës, ku fliteshin të gjitha dialektet dhe vdiqën rreth...

Kampi famëkeq i Tepelenës, ku fliteshin të gjitha dialektet dhe vdiqën rreth 300 fëmijë

Përreth 50 vite Shqipëria ka qenë nën regjimin komunist. Dhe sot në ditën e kujtesës për viktimat e regjimeve totalitare, Ardita Repishti e ftuar në studion e RTV Ora ka folur për kampin famëkeq të Tepelenës ku vdiqën rreth 330 fëmijë.

Drejtoresha për Mbështetjen Shkencore dhe Edukimin Qytetar pranë Autoritetit të Dosjeve tha se ky institucion prej disa vitesh mblidhet në Tepelenë për të kthyer fokusin në çështje të së shkuarës që kanë lënë gjurmë në ditët e sotme.

Ardita Repishti: “Prej disa vitesh Autoriteti kujton viktimat e totalitarizmit në Tepelenë, në kampin famëkeq të Tepelenës. Ai kamp tregon anën më të errët të regjimit komunist. Tregon ndëshikimin e të pafajshmëve,  grave, burrave, fëmijëve e të moshuarve që u zhvendosën nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, kryeisht nga veriu por erdhi një periudhë që sipas dëshmitarëve fliteshin të gjitha dialektet. Sipas dëshmive thuhet se deri në 300 fëmijë humbën jetën në kamp nga sëmundjet, kushtet e pamundura të jetesës. Përveç kësaj vuajtjet e njerëzve që i përjetuan dhe i mbijetuan kampit vazhdojnë të jenë pjesë e dëshmive më rrënqethëse që tregojnë anën më të errët të Shqipërisë të viteve të para të instalimit të sistemit komunist.

Për këtë arsye duke dashur të hedhim dritë në të kaluarën Autoriteti i Dosjeve vit pas viti në bashkëpunim me përfaqësues  të ndryshëm të interesit, me të mbijetuar, me trashëgimtarë të tyre dhe përfaqësues të pushtetit vendor apo qendror mblidhet në Tepelenë dhe kërkon të kthejë fokusin pikërisht në çështje të rëndësishme të së shkuarës që ka një gjurmë të fortë të të sajën në ditët e sotme.”

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular