BallinaKryesoreBeteja me Metën, PS nis me rrëzimin e 8 dekreteve dhe hetimin

Beteja me Metën, PS nis me rrëzimin e 8 dekreteve dhe hetimin

Parlamenti do të nisë sesionin e ri në datën 2 shtator, duke riaktivizuar në këtë mënyrë debatin për krizën politike, e cila ka hyrë në muajin e 8 të saj.

Partia Socialiste punën parlamentare do ta nisë me dekretet e Presidentit, i cili këtë verë riktheu për rishqyrtim një seri ligjesh,  kryesisht marrëveshje financiare për investime infrastrukturore.

Presidenti i refuzoi socialistëve ligjin për Akademinë e Shkencave,  ligjin për miratimin e kontratës koncensionare për rrugën Orikum-Llogara”, kontratën koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren.

Gjithashtu Presidenti në muajin korrik i riktheu Kuvendit për  rishqyrtimim edhe ligjin për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat.

Të njëjtin fat kishte edhe kodi penal i cili qëndroi për disa vite në sirtaret e Kuvendit, deri kur opozita u zëvendësua me deputetë të rinj të cilët i dhanë konsensus Partisë Socialiste.

Presidenti, Ilir Meta , ka refuzuar gjithashtu edhe ligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit, dispozita të cilat lidhen me praktika të ngjashme më me atë për ndërtimin e “Teatrit të ri”.

Shtatori duket se do të nisë si një sesion i ri politik, ku në fushëbetejë përballë socialistëve, më shumë se opozita e cila ka braktisur institucionet, duket se do të jetë Presidenti.

Kjo jo vetëm për faktin se ai ka refuzuar një seri ligjesh të rëndësishme, por edhe për faktin se po ato ditë pritet të riaktivizohet edhe komisioni hetimor parlmentar për shkarkimin tij.

Ndërkohë sesioni i ri politik parashikohet të jetë i ngarkuar, kjo edhe për shkak se ndërkombëtarët pritet të nisin lëvizjet e para për krizën politike.

Nga ana tjeteër opozita ka paralajmëruar rikthimin në protestë, deri në largimin e qeverisë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular