BallinaKronikeMbeti në “Rrugën e Kombit”, polici ndihmon familjen kosovare

Mbeti në “Rrugën e Kombit”, polici ndihmon familjen kosovare

Punonjësi i qarkullimit rrugor në “Rrugën e Kombit”, komisari Gjin Bushgjokaj ka bërë një gjest për t’u përshëndetur. Ai i ka ndihmuar një familje nga Kosova, të cilës iu prish papritur makina në “Rrugën e Kombit” dhe askush nuk ndaloi t’i jepte ndihmë. Makinës së shqiptarit nga Kosova, Adnan Arifi iu ça goma, ndërsa mbeti për orë të tëra bashkë me familjen në korsinë e emergjencës.

Shpëtimtari i Adnan Arifit u bë nënkomisari  Gjin Bushgjokaj, i cili u tregua i gatshëm dhe i ofroi ndihmë të menjëhershme. Ai i pagoi të gjitha shpenzimet në gomisteri. Mes tjerash, Adnani tha se edhe pse makinat me targa nga Kosova kalonin pa pushim, asnjëra prej tyre nuk u ndalua ta pyeste se çfarë kishte ngjarë me të, ndërsa kjo lloj sjelljeje duket se ka lënë shije të hidhur tek ai dhe familja e tij.

“Shumë vetura kaluan, askush nuk më ndihmoj, madje ishin me tabela të Kosovës. Por, në ndërkohë një veturë e Policisë Shqiptare, derisa po kalonin në krahun tjetër të rrugës, e panë në gjendjen çfarë ishim, me erdhën me ndihmuan duke e dërguar veturën te gomisteri më i afërt që ishte aty. Madje, Nënkomisari, Gjin Bushgjokaj, përveç ndihmës teknike, nuk me la të paguaj as për rregullimin e gomës”, ka sqaruar Arifi.

Për këtë rast ka reaguar edhe Policia e Shtetit, e cila përgëzon veprimin e nënkomisar Gjin Bushgjokajt duke u shprehur se ky akt përmirëson dhe rrit besueshmërinë tek uniformat e Policisë.

“Veprime të tilla nderojnë gjithë organizatën e Policisë dhe përmirësojnë imazhin e saj në sytë e vizitorëve, turistëve dhe pushuesve që frekuentojnë vendin tonë. Faleminderit Gjin!!! Faleminderit dhe ju qytetarë që i vlerësoni me mirënjohje sjellje të tilla dhe inkurajoni për më të mirën”, thekson  Policia e Shtetit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular