BallinaKryesoreBrumbujt e Moralit të Kumbarit Edi Rama/Replikë me Preç Zogaj

Brumbujt e Moralit të Kumbarit Edi Rama/Replikë me Preç Zogaj

Nga Erl Kodra

-replikë me Preç Zogaj

Po lexoja sot opinionin e Preç Zogaj me titull “Të ndaluar, por jo kriminelë” (liberale.al), ku mes të tjerash, Zogaj thotë se “Katapultimi i individëve të tillë, në shpërfillje të plotë të anëtarësisë, forumeve partiake, kontributeve , meritave e tjerë ka një probabilitet të lartë të jetë me virus; katapultimi është mbrojtës dhe promovues i një gjëje të panatyrshme, vektori i së cilës shtrihet nga gabimi njerëzor te pazari i ndyrë”.

Në fakt, kaq po kërkoja në shkrimin e Zogajt, domethënë, po përpiqesha të gjeja atë pjesën ku pena e hollë zbërthen në detaje çdo paqartësi, për më tepër ndriçon mendjet e lexuesëve, duke u treguar të vertetën e plotë, dhe jo gjysëm të verteta. Duke qenë se unë kam shkruar një cikël tekstesh me këtë temë, në fakt kam shkruar një libër me 300 faqe, pavarëshsit se janë publikuar vetëm disa pjesë thelbësore të tij, mendova se është shumë më e drejtë që problemin e Edi Ramës me Ligjin e Dekriminalizimit ta testojmë me koherencën e nevojshme.

Ky tekst nuk ka për qëllim të kundërshtojë Preç Zogajn në ato çfarë ai shkruan, por të thotë gjysmën e asaj që ai nuk e thotë. Prandaj le të hyjmë në temë.

Edi Rama nuk është budalla. Po të ishte i tillë, nuk do të mund të bëhej Kryeministër i Shqipërisë. Qysh në zgjedhjet e vitit 2013, Edi Rama korri një fitore spektakolare, mes të tjerash me ndihmën e pakursyer të nëntokës. Është e tepërt të citohen edhe njëherë të gjithë emrat përfaqësues që Rama ka përzgjedhur për garën e vitit 2013, ku mbi të tjerët spikatë emri i Mark Frrokut dhe Tom Doshit. Nuk besoj se ka ndonjë shqiptar me mend që beson se Mark Frroku u zgjodh si ligjvënës i Parlamentit të Shqipërisë sepse, bash Marku ishte njeriu i duhur, politikani brilant, njeriu i komunitetit, eruditi i madh. Në të vertetë, Mark Frroku u përzgjodh nga Edi Rama në kuadër të implementimit të mafias shqiptare në qeverisjen e vendit. Për më tepër, duke qenë se përzgjedhja e kandidatëve për deputetë ishte eskluzivitet i Kryetarit Edi Rama, ai u përkujdes që në krye të herës që lista e tij të jetë sa më përfaqësuese, domethënë, përfaqësuese e nëntokës shqiptare. Me sa duket, projekti i Edi Ramës përmbante edhe vrasës, ndryshe nuk mund të gjejë një shpjegim të arsyeshëm pse në atë listë duhej të gjendej edhe emri i Mark Frrokut.

Po të shikohet me vemendje ajo çfarë përfaqësojnë të përzgjedhurit e Ramës, jo vetëm në zgjedhjet 2013-tës, por edhe në zgjedhjet lokale të 2015-tës, zgjedhjet e përgjithshme të 2017-tës dhe votimet e 2019-tës, në përgjithësi janë njerëz pa asnjë vlerë morale dhe intelektuale. Në “shtëpinë politike” të Edi Ramës, njeriu më vlerat morale më të larta është Pandeli Majko me buzëqeshjen e tij të madhe, një burrë naiv ky, që i pëlqen të gjendet aty rrotull pushtetit, dhe që pranon të përdoret rregullisht prej shumë vitesh, edhe nga Edi Rama. Të përmendësh emra të tjerë në atë kuplara politike, të flasësh për vlerat politike të Taulant Ballës, për integritetin profesional të juristit Ulsi Manja, për idetë novatore të Ilir Beqjes, për shpirtin e paepur të Elisa Spiropalit, për revolucionarin amerikano-latin Saimir Tahiri, njeriun e Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, apo për brumbujt e tjerë që u shkëlqejnë luspat nga majmëria… është mision i pamundur. Të gjithë këto larva politike kanë një të përbashkët; përulësi dhe bindje të verbër ndaj Kumbarit, që ndërkohë u zgjodh edhe Kryeministër i Shqipërisë.

Kështu, Edi Rama nuk ka qëllim qeverisjen e Shqipërisë, por sundimin e Shqipërisë. Njerëz të tillë nuk ndalen para asgjëje, sepse ata flenë të qetë edhe pasi kanë vrarë, ndaj nuk e kanë problem të votojnë çdo lloj ligji që Edi Rama u vë përpara. Ata janë të pandjeshëm nga shkelja e ligjeve të shtetit, edhe kur Shqipëria mbillet me drogë nga jugu në veri, ose kur Ministri i Brendshëm trafikon drogë me mjetet e tij private, si pjesë e një prej grupeve më të rrezikshme mafioze shqiptaro-italiane. Asgjë nuk ka efekt mbi humnerën e ndërgjegjeve të këtyre krijesave bastarde, ata fabrikojnë prova për të shpëtuar të vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa të tjerët blejnë dhe shesin gjithçka që lëvizë, në tokë, në qiellë dhe në det.

Kështu, Edi Rama sundon Shqipërinë që prej vitit 2013.

Preç Zogaj nuk e thotë në asnjë rrjesht se çfarë është qëllimi i Edi Ramës, pse ai vazhdon me këtë lloj përzgjedhjeje, pse i gjuan këta tipa? Edhe sikur të mos ekzistonte Ligji i Drekriminalizimit, në asnjë rrethanë nuk mund të justifikohen të përzgjedhurit e tij. Sepse së pari, morali në politikë është parakusht, për më tepër kur të zgjedhurit mes qindra kandidaturash është një privilegj. Unë nuk mund të gjejë asnjë molekulë morale në kiminë e shokut Taulant Balla ose shoqes Elisa Spiropali, për më tepër në përzgjedhjet e fundit të Ramës me Valdrin Pjetrin dhe Kajmak Kajmakun. Këta njerëz i duhen sepse pikërisht këta do t’i kryejn punët e pista të padrinos, pa iu dridhur qerpiku dhe pa brerje ndërgjegje.

Përpjekja për ta relativizuar situatën, për ta paraqitur atë si një gabim njerëzor, ose si një shenjë se Partia Socialiste nuk paska demokraci të brendshme, ose çdo lloj arsyetimi tjetër që nuk e thotë plotësisht të vertetën, më së paku është një gabim serioz. Nuk është rastësi që Edi Rama kërkon të instalojë nga jugu në veri njerëzit e tij. Shkodra përshembull është kryeqendra e veriut, një ndër qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, porta me Malin e Zi, me resurse të jashtëzakonshme në ekonominë kombëtare. Ky qytet duhet të kontrollohet nga Valdrin Pjetri, një njeri pa vlera intelektuale, pa staturë politike, me precedent penal, që nuk e ka për asgjë që të zbatojë çdo urdhër, i ligjshëm apo i paligjshëm që i vjen nga Edi Rama. Po ashtu, edhe Kajmak Kajmaku i duhet në Bashkinë e Vorës, sepse aty është porta hyrëse e Kryeqytetit dhe zona industriale, prej ku qarkullojnë dhe kalojnë miliarda euro. Ashtu siç i duhet në Tiranë Erion Veliaj, një monster unikale ndyrësie.

Në të vertetë, këta janë brumbujt moral që Edi Rama ka përzgjedhur në të gjithë Shqipërinë, që në kushtet e kolapsit total të institucioneve, po sundojnë Shqipërinë…

Nuk mund të shkruash për Edi Ramën duke e përkdhelur atë, sidomos në kushtet e reja që ndodhet vendi. Veprimet dhe vendimet e Edi Ramës i kanë shkaktuar një kosto të pa imagjinueshme Shqipërisë. Në fakt nuk jemi buzë humnerës, por brenda saj. Prandaj tekste të tilla si i Preç Zogaj nuk i shërbejnë opinionit publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular