BallinaAktualitet"Vuçiç vajton, shqipfolësit fshihen, shqiptarët të reagojnë!"

“Vuçiç vajton, shqipfolësit fshihen, shqiptarët të reagojnë!”

Nga Tritan Shehu

Nje vit me pare shqipfoles nga Prishtina dhe Tirana lancuan endren e Serbise se Madhe nepermjet te ashtuquajtures platforme te shkembimit te territoreve.
Keto dite Vucic, mbas Jo se perseritur te Merkelit, por qe duket edhe prej matane Atlantikut, duke e rikonfirmuar ate ender Serbe shpreh deshperim per zbehjen e saj
Po ata shqipfoles nga Prishtina pse heshtin tashme me ”planet” e tyre per te “bindur” Serbine tu ”dhuroje” territore te tera, thjesht si “pendese” ndaj historise?!
Le te shpresojme qe keto teori shume te rrezikeshme per shqiptaret te jene arshivuar dhe qe shqipfoles nuk do te behen perseri “promotore” te ringjalljes se tyre.
Sidoqofte e deri kaq demi eshte i pa llogaritshem, gje qe shprehet edhe ne bllokimin e njohjeve te Kosoves, te problemeve me avancimin e saj ne institucionet nderkombetare, ne “forcen” qe ka marre diplomacia serbe etj.
Pa asnje dyshim pasojat e asaj teorie te artikuluar nga shqipfoles jane shume here me demtuese per neve sesa eshte ajo teori vete e mbrojtur nga serbet, duke vene ne dyshim keshtu Paketen Ahtisaari, vendimin e Gjykates Nderkombetare, etj akte thelbesore.
Kjo lidhet gjithashtu edhe me goditjen vdekje prurese, qe ju dha Ministrise sone te Jashteme se fundmi, mbasi prej 5-6 vitesh e mbajten ate ne agoni.
Ndersa Vucic po vajton endren serbe e shqipfoles po veprojne si struci, shqiptaret duhet te reagojne per sovranitetin e nxjerre ne treg!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular