BallinaAktualitetBasha: Po mbrohet nga Rama, Jorgo Kajmaku sot duhet të ishte i...

Basha: Po mbrohet nga Rama, Jorgo Kajmaku sot duhet të ishte i pandehur!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha theksoi sot se Jorgo Kajmaku, kryebashkiaku i Ramës për Vorën, duhet të ishte marrë i pandehur nga Prokuroria. Në një prononcim për mediat, Basha nënvizoi se pavarësisht nga heshtja që po mban kryeministri dhe Prokuroria ndaj rastit,  “rekordet zyrtare që  provojnë se Jorgo Kajmaku është një person që ka llogari të hapura me drejtësinë greke janë publikuar! Kjo e bën atë automatikisht përgjegjës para drejtësisë shqiptare, para ligjit shqiptar dhe ligjit për dekriminalizimit.

Heshtja e Ramës dhe e Prokurorisë janë një provë e qartë se Jorgo Kajmaku u kandidua me dijeni dhe bekimin e Edi Ramës dhe kur ky i fundit i dinte të njëjtat fakte se ai nuk mund të kandidohej dhe se ai person ka llogari të hapura jo vetëm me drejtësinë greke, por tani edhe me shqiptare.

Ata që janë në shkelje të ligjit si Jorgo Kajmaku apo Valdrin Pjetri, për të cilin nuk kemi asnjë të dhënë që Prokuroria të ketë nisur procedurat për ta marrë të pandehur, mbrohen se i mbron Edi Rama.

Pra krimi i organizuar me mbështetje politike mbetet  problem i madh për ekonominë e vendit tonë, që vjedhin pasuritë e shqiptarëve, nga nafta, bregdeti, mineralet, janë aty se mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama. “

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular