BallinaKryesoreDed Gjon Luli tribun popullor, strateg i luftrave për liri e pavarësi...

Ded Gjon Luli tribun popullor, strateg i luftrave për liri e pavarësi dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare

Nga Azgan Haklaj

Ded Gjon Luli tribun popullor, strateg i luftrave për liri e pavarësi dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare.

Në Bardhaj të Hotit, në Malsinë e Madhe, në derë të kullës së tij, në Mal të Zi u vendos shtatorja e Ded Gjon Lulit.
Morën pjesë qindra qytetarë nga të gjitha trojet etnike shqiptare.
U ndjeva shumë i nderuar që kurorën me lule e vendosa sëbashku me pinjollin e familjes emblematike Jasharaj, Lulzim Jasharin, djalin e Komandantit legjendar të UÇK-së së lavdishme Adem Jashari.
Në emër të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me Medaljen “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” u përcolla të pranishmëve të shumtë përshëndetjet e përzemerta e vllazërore.
Shumë ngrohtësisht u pritën mesazhet në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Kryeministrit të ardhshëm të Shqipërisë, z Lulzim Basha, Kryeministrit në detyrë dhe të ardhshëm të Kosovës z Ramush Haradinaj.
Ded Gjon Luli është një figurë e shquar e historisë sonë kombëtare.
Tribun popullor, patriot, nacionalist i vendosur, luftëtar i paepur dhe i pakompromis, strateg i luftrave për liri e pavarësi, shtylla kurrizore e shqiptarizmit, idhtar i Shtetit Komb të shqiptarëve.
Ded Gjon Luli dha gjithçka për Atdheun, gjënë më të shtrenjtë jetën dhe familjen e tij.
U shqua në Ushtrinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e trojeve shqiptare, Hotit dhe Grudës nga Traktati i Berlinit, sëbashku me Hodo Sokolin, Baca Kurtin, Çun Mulen etj.
Spikati në Krengritjen e Deçiçit si udhëheqës i saj, e cila u kurorëzua me ngritjen e flamurit me 6 prill në vitin 1911, për herë të parë pas qindra vitesh robëri dhe e cila u finalizua me Memorandumin e Greçës.
Kjo kryengritje ishte prologu i shpalljes së Pavarësis së Shqipërisë.
Veprën e Ded Gjon Lulit e ka gdhendur populli në refrenin e kengëve.
“Kruja e dytë, Vlora e parë
Ded Gjon Luli flamurtar”
” O flamur o flamur
Ded Gjon Luli t’mbajti n’dur
O flamur o bajrak
Shqiptaria të lau me gjak”.
Komandantët kthehen të fundit nga betejat.
Ded Gjon Luli u kthye në Kullën e Tij për të pritur mysafirët e shumtë nga trojet etnike të Kombit Shqiptar.
Amaneti i tij u ba realitet.
Shqiptarët e bashkuar qeverisin Komunën e pavarur të Tuzit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular