BallinaAktualitetHoroskopi për ditën e sotme, e mërkurë 28 gusht 2019

Horoskopi për ditën e sotme, e mërkurë 28 gusht 2019

DASHI

Pasioni mund të mbizotërojë ditën tuaj. Një mbrëmje intime me partnerin/partneren do të ishte një ide e mirë. Pasioni krijues është i fortë, dhe ju mund të keni një frymëzim të papritur, ndoshta ndikoheni nga vendet e largëta. Mos kini frikë të merrni kohë nga punët tuaja të përditshme për të ndjekur këtë frymëzim. Kreativiteti është po aq i rëndësishëm sa çdo gjë tjetër.

DEMI

Një mbrëmje romantike në shtëpi me partnerin/partneren mund t’ju afrojë më shumë ju të dy. Emocionet tuaja janë të zjarrta tani, prandaj duhet të përdorni intuitën për të kuptuar se sa duhet ti shfaqni ndjenjat. Madje, pasioni intelektual mund të shfaqet në rrugën tuaj. Ju mund të zbuloni një fushë të re interesi, për të cilën do qëndroni në shtëpi duke studiuar për disa orë me rradhë.

BINJAKËT

Informacioni që ka ardhur sot nga shumë larg mund të nxisë pasionin tuaj që të mësoni dicka të re. Ju mund të frymëzoheni që të përdorni njohuritë e reja në një projekt që përfshin partnerin. Mendja juaj është shumë e qetë sot, prandaj nëse përballeni me vendime, do të ndiqni zemrën. Mos u surpizoni nëse zbuloni se keni aftësi telepatike.

GAFORRJA

Problemet me paratë duket sikur do zhduken. Ju mund të keni një ide të madhe për të shtuar para në llogarinë tuaj. Mos e lini pas dore këtë mendim. Mos lejoni askënd që t’ju prishë mendjen derisa të keni fakte. Madje mund të zbuloni se keni talent në një fushë që e keni neglizhuar. Edhe kjo mund t’ju hyjë në punë.

LUANI

Një rritje e fuqisë së brendshme mund t’ju bëjë të ndiheni sikur mund të lëvizni malet. Nëse keni menduar të bëni një kurs që të tjerët besojnë se është i pamundur, ky është momenti për të provuar të kundërtën. Romanca dhe projektet krijuese të gjitha mund të avancohen në mënyrë të konsiderueshme duke bërë përpjekje të kujdesshme nga ana juaj.  Shkruani idetë tuaja, merrni parasysh të gjitha parashikimet dhe ecni përpara!

VIRGJERESHA

Mund të shfaqen disa kujtime nga e kaluara. Ju mund të dëshironi të dini përse mendoni për to, por me siguri do të shfaqin disa emocione të vjetra që i keni mbajtur brenda gjithmonë. Nga mesdita do të ndiheni më të fokusuar dhe jeni gati për të harruar gjithcka. Kjo është një ditë e mirë për të filluar projekte të reja ose përfunduar të vjetrat.

PESHORJA

Dita e sotme përfaqëson fillim të ri në shumë drejtime. Një mik nga e kaluara mund të rishfaqet në jetën tuaj dhe të sjellë kujtime që ju kënaqin dhe mërzisin në të njëjtën kohë. Mos u shqetësoni për këtë. Ndër të tjera, ju mund të përfshiheni në një grup ku flasin për gjëra të cilat ju i pëlqeni. Mund të njiheni miq të rinj, prandaj prisni surpriza nga të gjitha anët.

AKREPI

Emocionet mund t’ju “pushtojnë” ditën. Mund të të dalë para dikush që ka problem me një figurë autoritare ose politike. Ju mund të ndiheni të fuqishëm që të përballeni me këtë situatë. Megjithatë, kjo është mënyra më e mirë për të qëndruar jashtë cdo gjëje politike që ndikon në projektin tuaj.

SHIGJETARI

Fuqitë mendore mund t’ju bëjnë të shpenzoni shumë kohë për të lexuar ose duke bërë hulumtime. Kurioziteti juaj është shumë i madh. Ju madje mund të konsideroni përparimin e arsimit tuaj në një farë mënyre, veçanërisht pasi interesat e reja ju kanë stimuluar për ca kohë. Ky është momenti për ta menduar seriozisht këtë.

BRICJAPI

Intuita juaj është rritur deri në atë pikë sa të ndiheni si lexues mendjeje, aq sa mund të nxirrni mendimet dhe motivet e njerëzve që nuk i keni takuar kurrë më parë. Ju mund të të përdorni këtë aftësi për të punuar duke përparuar gjendjen tuaj financiare. Bëni këtë nëse mundeni, brenda arsyes. Pasqyrimet tuaja janë ndoshta të sakta!

UJORI

Ju mund të ndiheni shumë pasionantë, sidomos sa i përket lidhjes së dashurisë. Do të bënit mirë të organizonit një natë me dashurinë e jetës suaj. Lidhjet profesionale dhe kreative po ju thërrasin për një projekt të ri. Dicka e madhe mund t’ju ofrohet diku larg, aq sa imagjinata jote nuk e mendon dot.

PESHQIT

Nëse jeni ndjerë më pak vetvetja kohët e fundit, një rritje e fuqisë së brendshme mund t’ju bëjë të ndiheni përsëri të fortë dhe të shëndetshëm. Ju mund të vendosni të përfundoni detyrat e papërfunduara rreth jush sot. Madje do mbaroni shumicën prej tyre deri në fund të ditës. Mos harroni të shijoni vetveten.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular